Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brexit, bie “koka” e dytë

schedule23:55 - 9 Nëntor, 2018

schedule 23:55 - 9 Nëntor, 2018

Një tjetër ministër ka dhënë dorëheqjen në Mbretërinë e Bashkuar në shenjë proteste ndaj menaxhimit të procesit të Breksit. Vëllai i Boris Xhonson ka kërkuar që fjalën e fundit ta thonë qytetarët, pasi plani i qeverisë rrezikon ta kthejë Britaninë në peng të Europës.

Ministri britanik i Transporteve, Xho Xhonson ka dhënë dorëheqjen pas apelit që qytetarëve t’u jepet një shans i dytë për t’u shprehur në lidhje me Breksit. Ish-ministri, që është vëllai i politikanit më të njohur britanik Boris Xhonson, deklaroi se qeveria po shkon drejt një procesi jokoherent që do ta lërë Mbretërinë e Bashkuar të bllokuar në një marrëdhënie vartësie nga BE.

“Është jetike që ta kthejmë vëmendjen tek njerëzit dhe të shohim nëse ata janë dakord që të vazhdojmë me programin e qeverisë për Breksit”, tha Xhonson.

Dhe në fakt, Xho votoi pro qëndrimit të Britanisë në BE në referendumin e dy viteve më parë, ndërsa vëllai i tij Boris ishte një nga liderët e promovimit të daljes nga BE-ja. Ky i fundit, që dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Jashtëm në korrik, vlerësoi vendimin e të vëllait duke thënë se kanë të njëjtin qëndrim sa i takon menaxhimit të procesit nga kryeministrja Thereza Mej.

Mej ka deklaruar se marrëveshja për largimin nga BE është realizuar në 95 për qind të saj, por ende nuk ka një akord me Brukselin në lidhje me kufirin e Irlandës së Veriut. Në një mesazh dërguar gazetarëve, Xho Xhonson bëri me dije se do të votojë kundër marrëveshjes në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi votimi pro saj do të ishte një gabim i tmerrshëm.

“Shpresat për arritjen e marrëveshjes më të lehtë tregtare në histori rezultuan një iluzion dhe ndryshe nga premtimet, nuk ka ende asnjë marrëveshje për të ardhmen e marrëdhënieve tregtare me BE-në, të cilën qeveria mund t’ia paraqesë popullit”, tha Xhonson./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!