Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Memli Krasniqi në krye të PDK-së, Edith Harxhi: Ka qenë studenti im, klasë e re politike në Kosovë

schedule19:28 - 3 Korrik, 2021

schedule 19:28 - 3 Korrik, 2021

Sot PDK-ja në Kosovë zgjodhi kryetarin e ri, i cili është Memli Krasniqi.

Urimet për Krasniqin kanë qenë të shumta, mes të cilëve një mesazh ia ka dërguar edhe ish-kandidatja për kryetare të PD-së në Shqipëri, Edith Harxhi, e cila shprehet se Kosova po provon çdo ditë e më tepër se është udhëheqëse në rajon edhe për rifreskimin e klasës politike të saj.

Uroj Partinë Demokratike të Kosovës PDK për zgjedhjen e Kryetarit të ri Z. Memli Krasniqi. Kosova po provon çdo ditë e më tepër se është udhëheqëse në rajon edhe për rifreskimin e klasës politike të saj.

Jam e sigurt se miku dhe ish-studenti im i shkëlqyer në Universitetin e Prishtinës Memli, si dhe riformatimi i Kryesisë së PDK-së, ashtu siç edhe është premtuar para zgjedhjes së Kryetarit të ri, do vazhdojnë ta bëjnë PDK-në një opozitë serioze dhe alternativë të rëndësishme.

Urime, klasa e re politike e Kosovës! Ju jeni shembull” shkruan Harxhi./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!