Etrit Berisha këtë verë vendosi ta lërë SPAL, të cilën e ndoqi një sezon në Serie B dhe të rikthehet në elitën e futbollit italian, ku firmosi për tre vite me Torinon, klub ku aktivizohet edhe një tjetër shqiptar, Mërgim Vojvoda.
Berisha pas zyrtarizimit te Torino nuk e kurseu një përshëndetje të ngrohtë për Ferreran, ku kaloi dy sezone të suksesshme dhe ishte element kryesor në skuadër. Tashmë për 32-vjeçarin nis një udhëtim i ri.
“Ferrara! Ishte vërtet kënaqësi kaloja këto dy vite me ju, mësova shumë dhe dhashë gjithçka. Më bëtë të ndihem si në shtëpinë time. Tani nis një tjetër udhëtim me një ekip të ri dhe jam vërtet i lumtur, mezi pres të filloj’’, shkruan Berisha. /abcnews.al