U arrestua për korrupsion, gjykata lë në burg prokurorin Edmond Karriqi

schedule09:58 - 3 Korrik, 2021

schedule 09:58 - 3 Korrik, 2021

Gjykata  ka vendosur të lërë në burg prokurorin Edmond Karriqi, i cili u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion. Gazetari Ermal Vija raporton se trupa gjykuese dha masën e sigurisë “arrës në burg” për prokurorin e Kukësit dhe shoferin e tij Isuf Gega. “Arrest në burg” është vendosur gjithashtu edhe për dy të arrestuarit e tjerë Emirjan Beu dhe Dritan Dedja.

Karriqi u arrestua në 30 qershor në Kavajë, ku edhe ka banesën e tij. Siç është mësuar nga burime nga SPAK, dyshohet se prokurori në këmbim të 2 mijë eurove ka ndryshuar masën e sigurisë për një person që e ka pasur nën hetim për ta liruar nga qelia me masë më të butë.

Lexo edhe: 2 mijë € për të nxjerrë nga burgu, kush është sekseri që i dorëzoi zarfin prokurorit?

Me urdhër të prokurorisë në pranga është vënë edhe shoferi i tij Isuf Gega që dyshohet se ka bashkëpunuar me Karriqin në rolin e sekserit, që në këmbim të parave ka ndryshuar masën e sigurisë për një të arrestua. Gjithashtu të përfshirë në këtë ngjarje janë edhe Emirjan Beu dhe Dritan Dedja. g.v/avcbews.al