Masakra në Velipojë, gazetarja: Shteti po i shtyn shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin

schedule20:55 - 2 Korrik, 2021

schedule 20:55 - 2 Korrik, 2021

Gazetarja Klodiana Lala bën shkaktar shtetin për ngjarjen e Velipojës ku u vranë katër persona, mes tyre edhe i riu fatkeq Musaen Zeneli, i cili humbi jetën në ditën e tij të parë të punës.

Në studion e “Bardh a Zi”, gazetarja thekson se shteti po i shtyn shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin, ndërkohë që në Velipojë bilanci tragjik me katër viktima erdhi pas konfliktit për katër shezlongë.

“Në Shqipëri vetë shteti i shtyn  njerëzit të vriten siç ishte rasti i Velipojës për katër shezlongë. Shteti është shkaktari kryesor që u ka vënë një çmim jetës së atyre qytetarëve. Më ka stresuar ditët e fundit histeria kolektive e gjithsecilit që thonë po bëjmë bamirësi për atë jetimin. Sot autoritetet e drejtësisë t’i thonë nënës së Musaenit pse ju vra i biri dhe t’i dëshmojnë me fakte konkrete që ata që janë shkaktarë do mbyllen prapa hekurave.

Këtu flitet…ne duhet ta mbrojmë jetën. Janë qytetarët nga njëra anë por edhe shteti. Në rastin e Velipojës është vetë shteti që nuk ka reaguar. Më pas do të jetë kalvari i tmerrshëm që do vazhdojë mes atyre familjeve. Ne do të fillojmë të numërojmë ngjarje që lidhen me njëra-tjetrën. Hallka e fundit që është gjykata duhet të jetë shumë e kujdesshme. Vettingu ua ka futur pak frikën. Janë pak më të përgjegjshëm,” u shpreh Lala. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!