Një viktimë dhe dy të plagosur është bilanci i një sulmi me thikë në Melburn të Australisë. Agresori, i cili u arrestua nga policia, para sulmit me thikë i ka vënë zjarrin automjetit të tij. Policia ka përjashtuar çdo lidhje të ngjarjes me terrorizmin.
Në Melburn të Australisë, një person i vuri zjarrin automjetit të tij dhe më pas sulmoi me thikë tre persona në qendër të qytetit, duke vrarë një prej tyre. Ndërhyrja e policisë ishte e shpejtë dhe agresori u arrestua pasi u qëllua nga njëri prej agjentëve. Mediat australiane shkruajnë se të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.
Para se t’i vinte zjarrin automjetit të tij dhe të sulmonte tre personat, agresori kishte përplasur furgonin e tij në një qendër tregtare. Policia, përjashtoi çdo lidhje me terrorizmin, por u ka kërkuar banorëve të shmangin vendngjarjen. Në një deklaratë për mediat u konfirmua se agresori ka vepruar i vetëm dhe nuk ka bashkëpunëtorë.
Në rrjetin social Tuiter, dëshmitarë të ndryshëm konfirmuan kronologjinë e ngjarjes, duke treguar se një i ri i kishte vënë zjarrin automjetit të tij dhe më pas kishte sulmuar agjentët e policisë me thikë./abcnews.al
Melburn, sulmon me thikë tre persona duke vrarë një prej tyre
schedule10:51 - 9 Nëntor, 2018
schedule 10:51 - 9 Nëntor, 2018