Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E nënshkruan bashkë, Tsipras- Zaevit: Zbatojeni me përpikmëri Marrëveshjen e Prespës

schedule22:09 - 1 Korrik, 2021

schedule 22:09 - 1 Korrik, 2021

Kryetari i opozitës greke, Aleksis Tsipras  këtë të enjte ka qenë pjesë e ‘’Forumit të Prespës’’ ku i ka kërkuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Ohër të zbatojë me besnikëri Marrëveshjen e Prespës.

Në këtë takim Tsipras ka përmendur saktësisht librat shkollorë dhe njësitë publike për të cilat u ra dakord 3 vite më parë.

Zaev e siguroi se do të fillojnë ndryshimet e emrave për Federatat që nuk e kanë bërë ende teksa pasaportat e reja me emrin kushtetues do të shpërndahen këto ditë.

Qeveria greke e Mitsotakis e ka kritikuar disa herë atë maqedonase se po shkel marrëveshjen e Prespës.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!