Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Eja se kemi peshk të mirë”, ofertat për të papunin Messi nuk kanë fund

schedule16:38 - 1 Korrik, 2021

schedule 16:38 - 1 Korrik, 2021

Lionel Messi nga sot është pa një punë dhe në drejtim të tij duket se nuk kanë fund ofertat. Mëngjesin e sotëm raportuam për një ofertë nga klubi më i dobët në botë, ndërsa tashmë vijnë dy oferta të reja.

Njëra është nga Holanda, saktësisht klubi i FC Volendam, që luan në ligën e dytë vendase. Ata kanë gati kontratën për kapitenin e Barcelonës dhe kanë gati gjithashtu edhe arsyet përse Messi duhet të zgjedhë ata.

“Përshëndetje Messi! Më poshtë ke disa arsye përse duhet të vish në FC Volendam: Ne ndjekim filozofinë e Johan Cruyff. Mund të luash me një nga golashënuesit më të mirë në Europë.

Ne kemi peshk shumë të shijshëm. Ne kemi fanellën portokalli më të mirë në botë. Thjesht duhet të firmosësh. Shpresoj të shihemi!”, shkruhet në llogarinë e Volendam.

 

Ndërkohë, një duket se një ofertë më prestigjioze ka mbërritur për Messin dhe “ndoshta” ai e ka pranuar. Bëhet fjalë për Wolfsburg dhe “dyshimet” na i shton fotoja më poshtë.

“Prit, në po dëgjojmë se dikush është pa kontratë? Pritet komunikimi zyrtar”, shkruan Wolfsburg, që ka “veshur” Messin me fanellën e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!