“Jemi optimistë për De Bruyne-Hazard. Topi i Artë? 50 € bast për Lukakun”

schedule11:19 - 1 Korrik, 2021

schedule 11:19 - 1 Korrik, 2021

Dëmtimet e Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard janë tema e momentit te Belgjika, që nesër do të sfidojë Italinë në Mynih, takim i vlefshëm për një biletë në gjysmëfinalet e Euro 2020.

Dy lojtarët ofensivë nuk janë stërvitur me ekipin dje, por Roberto Martinez shfaqet optimist në prononcimin e dhënë për Goal, aty ku trajneri ndalet edhe te “Topi i Artë”.

 

Roberto Martinez

Ka pozitivitet, pasi besonim se të dy lojtarët e kishin mbyllur me Euro 2020. Për fat të mirë, nuk është kështu. Ndeshja është të premten dhe e dimë që koha e rikuperimit është e shkurtër.

Topi i Artë? Nëse do më duhej të vija 100 euro bast për fituesin, 50 do i vija mbi Lukakun dhe 50 të tjerat për De Bruyne. Unë mendoj se të dy janë më të mirët në botë në rolet e tyre“, deklaroi Martinez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!