Një grua është vënë në pranga në Skrapar për kultivim të lëndëve narkotike, ndërsa bashkëshorti i saj u shpall në kërkim. Në flagrancë u arrestua Hanëme Gërmenji 58 vjeçe dhe në kërkim u shpall bashkëshorti i saj E. Gërmenji, 58 vjeç, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve, policia gjeti kubikë me fidanë të dyshuara cannabis sativa në tokën në pronësi të bashkëshortëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/