Marco Rossi, trajneri i Hungarisë, ka ironizuar lojtarë si Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Manuel Neuer pas eliminimit nga Euro 2020.
Tekniku 56-vjeçar ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihen 3 yjet e Francës, Gjermanisë dhe Portugalisë së bashku me bagazhet e tyre në një plazh.
“Shihemi së shpejti në plazh”, shkruan trajneri italian në gjuhën hungareze, angleze dhe italiane.
Hungaria e Rossit ishte pjesë e grupit të “vdekjes” së bashku me Gjermaninë, Francën dhe Portugalinë.
Ekipi i tij nuk mundi të kalonte fazën e grupeve, ndërsa kundërshtarët me të cilët u përball u eliminuan një fazë më pas. /abcnews.al