Papa Françesku do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi në Shtator, pasi ka pranuar ftesën e Presidentes së Republikës, Katerina Sakellaropoulou.
Kreu i Kishës Katolike Romake i ishte përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit të Republikës, gjatë një bisede telefonike që kishin një vit më parë. Ftesa ishte për të festuar 200 vjetorin e revolucionit grek.
Papa Françesku shprehu dëshirën e tij për të vizituar shtetin grek, duke shpresuar siç e kishte theksuar ai se kushtet për shkak të një pandemie do të lejojnë realizimin e udhëtimit.
Kryepeshkopi i Athinës dhe i të gjithë Greqisë, Z. Ieronymos, u informua sot nga Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, i cili përcolli qëllimin e Presidentes së Republikës për të adresuar ftesën e Papa Françeskut për të vizituar vendin. /abcnews.al