“Më dhemb në shpirt, më vjen keq për të gjithë”, Muller i shkatërruar për rastin e humbur

schedule12:44 - 30 Qershor, 2021

schedule 12:44 - 30 Qershor, 2021

Gjermania përfundoi e mundur nga Anglia me shifrat 2-0 në “Wembley” në një ndeshje, e cila u mbyll vetëm në fund dhe të sy skuadrat kishin mundësitë e tyre, por saktësia shkoi në anën e Tre Luanëve, që hapën një faqe të re në historinë e tyre ndaj gjermanëve.

Pas golit të Sterling, mundësi të artë për të barazuar për Gjermaninë kishte Thomas Muller, por sulmuesi i Bayern Munchen goditi pak centimetra nga porta. Pikërisht për atë rast, përmes një postimi në rrjetet sociale Muller u kërkon falje të gjithëve.

 

“Ishte mundësia, një moment që e mban mend deri në fund, që nuk të lë të flesh gjumë. Për atë punon, stërvitesh dhe jeton si futbollist. Për atë moment, kur ke në dorë të kthesh situatën e ekipit tënd në një ndeshje të fortë me eliminim direkt, kur mund të çosh popullin tënd në ekstazë. Ta kesh këtë mundësi dhe më pas ta lësh të të shpëtojë, të dhemb në shpirt.

Më dhemb për gjithë ekipin, shokët e mi të skuadrës dhe trajnerin tonë, që më dhanë menjëherë besimin për të qenë edhe një herë aty. Por mbi të gjitha më dhemb prej tifozëve të Gjermanisë, që qëndruan pranë nesh dhe na mbështetën në këtë Kampionat Europian, me gjithë situatën e vështirë“, shkruan Muller. /abcnews.al

https://streamable.com/czs29n

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!