Gjykata e Lartë në Tokio ka dënuar me vdekje një 74-vjeçare , e njohur si “Vejusha e Zezë”, për vrasjen e tre burrave, përfshirë burrin e saj, si edhe përpjekjen për të vrarë një të katërt, shkruan CNN.
Chisako Kakehi, besohet se helmoi viktimat e saj me Cyanide (përbërje kimike). Kakehi u dënua me vdekje në 2017 për vrasjet, të cilat ndodhën midis 2007 dhe 2013 në Kyoto, Osaka dhe Hyogo.
Ekipi ligjor i Kakehi apeloi dënimin me vdekje, duke argumentuar se ajo vuante nga depresioni dhe ishte e paaftë për të marrë pjesë në një gjyq penal. Gjykata e Lartë refuzoi apelin e saj dhe dha vendimin të martën, sipas avokatit të Kakehi, raporton abcnews.al
“Me anë të një website për takime, ajo u njoh me viktimat dhe më pas i helmoi,” tha gjykatësi Yuriko Miyazaki. “Është një krim i pamëshirshëm dhe një vrasje e planifikuar .”
Miyazaki shtoi se “edhe duke marrë parasysh rrethanat e favorshme të të pandehurës, siç është mosha e vjetër, dënimi me vdekje është i pashmangshëm”.
Data e dënimit të saj me vdekje nuk është publikuar. Policia filloi hetimet pasi burri i Kakehi vdiq në 2013, më pak se dy muaj pas dasmës së tyre. Në bazë të raportit të autopsisë, u zbulua se ai ishte helmuar cyanide; Kakehi u arrestua 11 muaj më vonë.
Gjithashtu edhe ish i fejuari i saj, i cili humbi jetën pas një aksidenti me motor, iu gjetën gjurmë të cianidit në trupin e tij. s.ba/ abcnews.al