VIDEO/ Kritikoi Xhakën, kryeredaktori lyen flokët si kapiteni pas kualifikimit

schedule09:38 - 30 Qershor, 2021

schedule 09:38 - 30 Qershor, 2021

Zvicra zhvilloi 120 minuta madhështore dhe ia doli të eliminojë nga Euro 2020 Francën pas goditjeve të penalltive (ndeshja përfundoi 3-3). Më i miri i ndeshjes u zgjodh Granit Xhaka, i cili po zhvillon një Europian fantastik në rrafshin personal.

Fantastik në mesin e fushës, shumë i fortë në të dy fazat e lojës dhe një lider i vërtetë. Jo më kot 28-vjeçari ishte kërkesa e parë e Jose Mourinhos sapo u zyrtarizua trajneri i Romës, teksa lojtari me origjinë shqiptare ka treguar karakter e personalitet pas kritikave që ka marrë.

Njëri prej atyre që nuk është kursyer ndaj Xhakës është Andrea Boni. Kryeredaktori i helvetes Blick kishte thënë se nëse Zvicra arrin të kualifikohet në çerekfinale, ai do t’i ngjyroste flokët të bardha.

Premtimi është premtim dhe kështu ka ndodhur. “Borxhet e basteve janë borxhe nderi. Unë kam kritikuar ashpër Granit Xhakën dhe kam premtuar se në rast se kalojnë në çerekfinale do t’i lyej edhe unë flokët“, shkruan Boni, i cili ka ndryshuar “look”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!