Kai Haverts “pushtoi” Evropën me Chelsea, por nuk ia doli të përsërisë një gjë të tillë me Gjermaninë. “Pancerat” u mposhtën 2-0 nga Anglia ditën e djeshme, i dhanë lamtumirën Euro 2020 dhe nisën pushimet e parakohshme.
Ylli i “Bluve të Londrës” foli pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha: “Ne vazhduam të krijonim raste për gol edhe pasi kaluam në disavantazh, por nuk ia dolëm të dërgonim topin në rrjetë.
Ishte një mbrëmje e hidhur, por ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë dhe jemi të bashkuar. Anglia nuk është se ka ekip të keq, por është zhgënjyese të eliminohesh në raundin e 1/8-ve. Gjithsesi është momenti të harrojmë këtë humbje dhe të vazhdojmë përpara“, deklaroi 22-vjeçari gjerman. /abcnews.al