Themeluesi i Majkrosoft, filantropi Bill Gejts prezantoi në Kinë, modelin që ka shpikur për tualetin. Ai nënvizoi se shpikja e tij synon të shkatërrojë bakteret e dëmshëm dhe të shpëtojë jetën e rreth 500 mijë fëmijëve.
Themeluesi i Microsoft, me një investim total prej 400 milionë dollarësh, dëshiron të shmangë vdekjen e gjysmë milioni fëmijëve që ndodh çdo vit për shkak të mungesës së përkujdesjes higjeno-sanitare. Tualeti, i cili ndan materialet lëngje nga lënda e ngurtë me një djegie kimike, do të kursejë 200 miliardë dollarë. Duke prezantuar shpikjen e tij, apo “tualetin e rishpikur” siç e cilëson Gates, thotë se ka për qëllim të shkatërrojë bakteret e dëmshme dhe të parandalojë sëmundjet.
“Më duhet ta them, një dekadë më përpara nuk e mendoja se do të kisha kaq shumë dijeni për feçen”, nënvizoi filantropi duke bërë shka në një panair në Kinë.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për cilësinë e jetës, por për sëmundjen, vdekjen dhe kequshqyerjen,” tha Gates, drejtues i fondacionit humanitar, Bill & Melinda Gates. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, 2.3 milionë persona në të gjithë botën nuk kanë qasje në produkte bazike sanitare. Kjo mund të shkaktojë sëmundje si kolera, diarre dhe shumë të tjera që mund të vrasin qindra mijëra persona çdo vit./abcnews.al