ONM i dorëzon prova shtesë Komisionerit Publik për të ankimuar konfirmimin në detyrë të Elizabeta Imerajt

schedule16:03 - 29 Qershor, 2021

schedule 16:03 - 29 Qershor, 2021

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka dorëzuar prova të reja shtesë Komisionerit Publik për të ankimuar konfirmimin në detyrë të Elizabeta Imerajt.

Kujtojmë se ONM i rekomandoi ditë më parë Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për konfirmimin në detyrë të prokurores Imeraj, e cila drejton aktualisht Prokurorinë e Tiranës.

Rekomandimi i ONM-së erdhi ditën që KPK-ja publikoi vendimin e zbardhur për zonjën Imeraj, e cila ishte vlerësuar pozitivisht në të tria kriteret. Por ekspertët ndërkombëtarë nga ana e tyre rekomandojnë që ankimimi duhet gjithashtu të përfshijë të tria kriteret.

Vendimi i tyre nuk përbën ndonjë surprizë, duke qenë se gjatë seancave në KPK, ata ngritën dyshime të forta ndaj saj dhe mes palëve pati një përplasje të fortë.

Në dokumentacionin dërguar Komisionervë publikë nënvizohet se “në gjykimin e ONM-së, vlerësimi i duhur i fakteve dhe rishqyrtimi i të dhënave dokumentare do të bëjë që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të rrëzojë vendimin e KPK-së dhe ta shkarkojë nga vazhdimi i mëtejshëm i detyrës”. s.b/abcnews.al/