Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus, nga 2,887 testime të kryera dhe asnjë humbje jete. Nga të infektuarit për sot, tre janë konfirmuar në Shkup dhe nga një në Tetovë, Strumicë dhe Berovë.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ISHP regjistroi 10 pacientë të shëruar, prej të cilëve 5 janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova dhe nga një në Strumicë dhe Kërçovë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 155,682 pacientë me koronaviurs, ndërsa prej tyre 149,977 janë shëruar dhe 5,484 kanë humbur jetën.
Numri i rasteve aktive në vend është 221. /abcnews.al/