Vrasja e 20-vjeçarit të pafajshëm, vajza e Niko Peleshit: Jetës i ka rënë vlera aq sa një shezlongu plazhi

schedule22:16 - 28 Qershor, 2021

schedule 22:16 - 28 Qershor, 2021

Vrasja e 20 vjeçarit të pafajshëm Musaen Zeneli ka tronditur mbarë opinionin publik, ku të shumtë kanë qenë personazhet që kanë reaguar.

Më e fundit është Aleksia Peleshi, vajza e Niko Peleshit përmes një postimi në Instastory.

Ndër të tjera, ajo u shpreh se civilizimi i një shoqërie ku jetës së njeriut i ka rënë vlera aq sa ajo e një shezlongu plazhi.

“U prehsh në paqe Musaen! E bashkë me ty, u prehshin në paqe edhe ëndrrat e tua që punojnnë me dinjitet e derdhin djersë të pastër aty ku pastërtia peshon aq sa gëzhojat e një plumbi… U prehshin në paqe edhe shpresat e asaj nëne që me krenari priste të birin t’i tregonte për ditën e tij të parë të punës, por mori vetëm rrobat e tij të përgjakura duke kuptuar se ajo ditë ishte në fakt dita e fundit e jetës së tij. E së fundmi, u prehtë në paqe civilizimi i një shoqërie ku jetës së njeriut i ka rënë vlera aq sa ajo e një shezlongu plazhi”, ka shkruar Peleshi.

Kujtojmë që Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e masakrës me katër të vrarë në Velipojë. Plumbat mes pronarëve te dy bizneseve nuk i kursyen jetën 20-vjeçarit, i cili kishte ditën e tij të parë të punës.