Basti është bast dhe një 21-vjeçar zviceran është detyruar të bëjë Xherdan Shaqirin tatuazh në kofshë.
Denny Kenel është një tifoz i zjarrtë i futbollit dhe në trupin e tij ka edhe një tatuazh të Lionel Messit, yllit argjentinas.
Basti? Kenel e ndau mendjen, duke premtuar që nëse lojtari me origjinë shqiptare do të shënonte ndaj Turqisë, ai do e bënte tatuazh.
https://streamable.com/hgl8k4
29-vjeçari i Liverpool i shënoi dy herë Turqisë, Zvicra fitoi 3-1 dhe siguroi kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Euro 2020.
Një veprim që ka gëzuar lojtarin nga Gjilani, i cili shpreson të ndëshkojë edhe Francën në sfidën e mbrëmjes së sotme (21:00). /abcnews.al