Rregullorja e re për inspektimet/ Mesi-Bizneseve: Denonconi çdo akt korruptiv

schedule16:45 - 6 Nëntor, 2018

schedule 16:45 - 6 Nëntor, 2018

Në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministri u prezantua rregullorja e re e Inspektoriatit Qendror në lidhje me procedurat e inspektimeve si dhe për digjitalizimin e standardizimin e proceseve të inspektimit në vendin tonë, çka eliminon aktet korruptive në administratën publike.

U prezantua në ambientet e kryeministrisë rregullorja e re e Inspektoriatit Qendror për përcaktimin e procedurës së inspektimeve si një proces shumë i rëndësishëm ndaj akteve korruptive, ku morën pjesë zv.kryeministrja Senida Mesi, si dhe kryetarë dhe përfaqësues të dhomave të biznesit vendas dhe të huaj. Gjatë takimit u diskutua në lidhje me standardizimin e proceseve të inspektimeve, digjitalizimin e tyre si dhe kryerjen e inspektimeve në rrezik.

Zv.kryeministrja Mesi theksoi se ky proces ka për objektiv formalizimin e ekonomisë nëpërmjet këshilimit, lënies së detyrave e kontrollit të tyre dhe jo penalitet.

Në fokusin e bashkëbisedimit ishte edhe reforma në inspektoriate e cila tashmë ndodhet në proces nga ana e qeverisë e cila ka angazhimin e plotë ndaj çdo qytetari, sipërmarrësi e partneri ndërkombëtar për të patur një reformim tërësor dhe transformues në gjithë administratën publike.

Në diskutimin e rregullores së re të inspektoriatit qendror zv.kryeministrja Senida Mesi kërkoi mbështetjen e biznesit në denoncimin e rasteve korruptive që cenojnë dhe pengojnë zhvillimin e mëtejshëm të sipërmarrjes në vendin tonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!