Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidentet në vend, ISHP: Udhëtoni me kujdes, mos e shndërroni mjetin në vrasës

schedule14:23 - 28 Qershor, 2021

schedule 14:23 - 28 Qershor, 2021

Nisur nga aksidentet me pasojë vdekje që kanë tronditur vendin ditët e fundit, Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar me një apel ndërgjegjësues për drejtuesit e automjetëve.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ISHP i bën thirrje shoferëve që të udhëtojnë me kujdes , me qëllim që të mos e shdërrojnë mjetin në vrasës.

Lexo edhe: Aksidenti me 4 të vdekur në Vlorë, “Audi” me shpejtësi “skëterrë” shoi familjen

“Shpejtësia e lartë dhe parakalimet e gabuara janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në javët e fundit, ku fatkeqësisht janë shënuar edhe viktima. Akset në problematike janë: Fier-Vlorë, Rrogozhinë-Elbasan, Fushë Krujë-Lezhë…”, shkruhet në njoftimin e ISHP-së.

Reagimi i plotë:

Mos nxito

PËR DISA MINUTA MË PAK, JU MUND TA SHNDËRRONI MJETIN TUAJ NË VRASËS.

Shpejtësia e lartë dhe parakalimet e gabuara, shkaqet kryesore të aksidenteve në javët e fundit, ku fatkeqësisht janë shënuar edhe viktima.

Akset më problematike janë: Fier –Vlorë, Rrogozhinë-Elbasan, Fushë-Krujë- Lezhë etj.

Ndër shkeljet më flagrante të konstatuara janë:

parakalimet e gabuara;

shpejtësia tej normave;

drejtim i mjetit në gjendje të dehur./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!