Ka shkuar në 9 numri i viktimave pas shembjes së pallatit 12 katësh në Miami, ndërsa 159 persona ende rezultojnë të humbur. Por shkaku i shembjes i pallatit, në orët e para të mëngjesit të së enjtes ende nuk është bërë i ditur.
Sidoqoftë, sipas një inspektimi të kryer në vitin 2018, ndërtesa kishte”dëme të mëdha strukturore” në pllakën e betonit poshtë strukturës së pishinës, për të cilin është kërkuar riparim i menjëhershëm.
Por pesë javë pas përfundimit të raportit, një inspektor i policisë bashkiake së Surfside u takua me banorët dhe i siguroi ata se ndërtesa ishte “në gjendje shumë të mirë”. Detajet e reja janë zbuluar nga takimi që u zhvillua në nëntor 2018 dhe u publikuan nga mediat amerikane.
Komentet e inspektorit Ross Prieto bien ndesh me raportin e inxhinierit, i cili paralajmëronte se hidroizolimi i një pllake betoni duhej të zëvendësohej sa më shpejt. Gjatë takimit të këshillit të ndërtimit (Champlain Tower South Condominium Association) më 15 nëntor 2018, Ross Prieto ka treguar pikërisht këtë raport.
“Raporti u shqyrtua nga Prieto dhe sipas tij ndërtesa është në gjendje shumë të mirë.”
Prieto nuk punon më në qytetin Surfside, sipas NPR, ndërsa ai tha se nuk mban mend që kishte shqyrtuar një raport të tillë.
Ndërkohë vazhdojnë ende kërkimet për të mbijetuar./abcnews.al