Belgjika fitoi 1-0 ndaj Portugalisë. Eurogoli i Thorgan Hazard i dhuroi kualifikimin kombëtares së Martinez, që do të ketë përballë Italinë në duelin çerekfinal të Euro 2020.
Sfida ndaj ekipit të Roberto Mancinit do të luhet më 2 korrik në “Allianz Arena” të Mynihut (21:00). Festa belge është prishur nga dëmtimi i Kevin De Bruyne.
https://streamable.com/r11u08
Ylli i Belgjikës pësoi një ndërhyrje të ashpër nga pas nga Palhinha në fundin e pjesës së parë. 29-vjeçari tentoi të vazhdonte ndeshjen, por nuk ia doli dot dhe u detyrua të largohej nga fusha në minutën e tretë të pjesës së dytë, duke i lënë vendin Mertens.
Dëmtimi i fantazistit të Manchester City shqetëson Martinez dhe prania e tij në sfidën me Italinë është në dyshim, por kontrollet mjekësorë do të përcaktojnë saktësisht shkallën e dëmtimit.
Edhe Eden Hazard nuk ndodhet në gjendje të mirë. Lojtari i Real Madrid kërkoi ndërrim në minutat e fundit për shkak të një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë. /abcnews.al