Kishte ditën e parë të punës si kamarier, 20-vjeçari që humbi jetën pas sherrit në Velipojë ishte jetim

schedule15:13 - 27 Qershor, 2021

schedule 15:13 - 27 Qershor, 2021

Personi në foto është Musaen Zeneli, 20-vjeçari i cili humbi jetën pas përplasjes me armë në Velipojë.

Lexo edhe: Katër të vrarë pas sherrit për shezlongët: Dy të plagosurit pritet të arrestohen, dy të tjerë në kërkim

I riu kishte vetëm një ditë që kishte filluar të punonte si kamerier në hotelin e “Gocaj”, por rezultoi që dita e parë e punës, të ishte dita e fundit e jetës së tij. Mësohet se më herët 20-vjeçari ka humbur babain.

Mbrëmjen e djeshme Velipoja u trondit, pasi pas një përplasje me armë mes pronarëve të hotel “Fatazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”, ku mbetën të vrarë 4 persona, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Lexo edhe: Përplasja me armë në Velipojë, këta janë dy nga viktimat që s’u mbijetuan plumbave për shezlongët

Të plagosurit nga ajo ngjarja tragjike në Velipojë janë Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli, 17 vjeç. Kurse, të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Musaen Zeneli 20 vjeç. /abcnews.al/