“Më refuzoi tre herë”, Zef Mazi: Veprat e Lulzim Bashës lënë për të dëshiruar

schedule23:21 - 24 Qershor, 2021

schedule 23:21 - 24 Qershor, 2021

Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me BE-në, Zef Mazi i ftuar në studion e “Log.” u shpreh se kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka refuzuar tre herë kërkesat për ta takuar në kuadër të procesit të integrimit.

Ai i kërkoi që integrimin të mos e mbështesë vetëm me retorikë, por edhe me vepra. Ndryshe është situata me presidentin. Mazi u shpreh se me Ilir Metën ka një tjetër marrëdhënie.

Lexo edhe: Negociatat peng i vetos bullgare për Shkupin, Mazi: BE, asnjë kundërshtim për Tiranën

Kabineti im i ka kërkuar tre herë takim kabinetit të kryetarit të opozitës dhe nuk kemi marrë përgjigje. Kurse presidentin unë e kam takuar dhe kemi rënë dakord, që në cdo rast unë vij dhe në cdo rast që ai të më thërrasë unë shkoj. E kam takuar. Kryetari i opozitës nuk ka gjetur kohën të më presë” tha ai.

Por cfarë do i thoshit nëse do ta takonit? “Do i them ta mbështesë jo me retorikë por me vepra integrimin. Deri tani retorika ka qenë pozitive por veprat lënë për të dëshiruar” deklaroi ai.

BE vendosi pak ditë më parë që të mos hapte negociatat dhe të vendoste datën për konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë për shkak të vetos bullgare për Maqedoninë, gjë që e pësoi edhe Tirana, pasi dy vendet e Ballkanit nuk u ndanë nga unioni për rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. d.b/Abcnews.al