Ndeshjet e grupeve në Euro 2020 u mbyllën në mënyrën më dramatike dhe emocionuese të mundshme. Gjermania siguroi një kualifikim drithërues, teksa festoi edhe Portugalia e Cristiano Ronaldos.
Tetë çiftet e raundit të 1/8-ve janë përcaktuar dhe duelet e para do të zhvillohen ditën e shtunë (26 qershor). Italia do të sfidojë Austrinë për një biletë në çerekfinale, teksa ndeshja tjetër e ditës është Uells-Danimarkë.
Një ditë më vonë zbresin në fushë Belgjika dhe Portugalia. Fituesi i këtij çifti do të përballet me fituesin e Itali-Austri. Holandë-Republika e Çekisë është takimi tjetër i ditës së diel.
Kalojmë te data 28. Franca do të sfidojë Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës për një vend në tetë kombëtaret më të mira të Euro 2020. Nëse ia del të mposhtë helvetët, ekipi i Deschamps do të gjejë njërën mes Kroacisë dhe Spanjës, tjetër përballje e datës 28 qershor, e fortë dhe e bukur.
Dita e martë dhuron ndeshjet Ukrainë-Suedi dhe Angli-Gjermani. “Finale” e parakohshme kjo e fundit. Fituesit e këtyre dy çifteve do të ndeshjen kundër njëra-tjetrës në çerekfinale. /abcnews.al