Merkel thirrje shteteve të BE: Vendosni karantinën për udhëtarët nga Britania e Madhe

schedule15:54 - 23 Qershor, 2021

schedule 15:54 - 23 Qershor, 2021

Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka kërkuar sot shteteve anëtare të BE që të vendosin karantinë të detyrueshme për udhëtarët nga Britania e Madhe.

Merkel u shpreh se do të ishte mirë që shtetet e tjera të Evropës të ndiqnin shembullin e Gjermanisë dhe të vendosin izolim të detyruar për udhëtarët që vijnë nga vende ku mbizotëron varianti Delta.

“Në vendin tonë, nëse vjen nga Britania e Madhe, duhet që të futesh në karantinë dhe kjo nuk ndodh në çdo vend evropian. Do të doja që të shihja vendosjen e karantinës,” tha Merkel në parlament.

Ditën e djeshme kancelarja gjermane u shpreh se po shpreson për koordinim më të mirë sa i përket rregullave të udhëtimit mes 27 shteteve anëtare të bllokut. Ajo kritikoi Portugalinë që ka lejuar futjen e turistëve britanikë pavarësisht prevalencës së variantit Delta në Britani të Madhe.

Edhe Ursula Von der Leyen pranoi se ishte e shqetësuar për përhapjen e varianit Delta duke shtuar se është thjesht çështje kohe derisa të bëhet varianti dominant në Evropë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!