Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turizmi, dhuna dhe çmimet e larta, Çupi: Nuk përmirësojnë kushtet por shtojnë katet

schedule08:59 - 23 Qershor, 2021

schedule 08:59 - 23 Qershor, 2021

Sezoni turistik, ndonëse sapo ka nisur është shoqëruar me incidente të shumta. Në ditët e fundit, ka patur ngjarje, disa prej të cilave dhe kriminale. Më e fundit, ishte ngjarja e ndjeshme ku një çift shqiptar u përball me një skenë të pakëndshme nga pronarët e hotelit ku qëndronin pranë plazhit të Livadhës pasi kishin kërkuar të largohesin për shkak të shërbimit.

Për të folur për këto problematika, të ftuar në studion e “Abc-së së mëngjesit” ishin gazetarja Alma Çupi dhe eksperti i turizmit, Ismail Hoxha. Gazetarja thotë problemi qëndron dhe tek mungesa e kushteve dhe mikpritjes. “Pjesa e hotelerisë ka shumë probleme, nuk i kuptojmë standartet dhe kjo vjen nga pamundësia dhe padija. Ka biznese në veri dhe jug që i kanë mundësitë financiare dhe në vend që të përmirësojnë kushtet aktuale, fillojnë dhe ngrenë katet. Këtu është konflikti midis klientit dhe biznesit.”, tha gazetarja.

Për të folur për këto problematika, të ftuar në studion e “Abc-së së mëngjesit” ishin gazetarja Alma Çupi dhe eksperti i turizmit, Ismail Hoxha. Gazetarja vuri theksin tek mungesa e mikpritjes. “Ajo që i acaron njerëzit kur shkojnë me pushime në jug është mungesa e mikpritjes. Në pjesën më dërrmuese të restoranteve nuk gjen një çaj mali, janë disa detaje që tërheqin vëmendjen.”, tha ajo.

Nga ana tjetër, eksperti i turizmit në Kosovë, Zek Çeku tha: “Së pari, Shqipëria është zhvilluar mjaft shpejt dhe në mënyrë të pakontrolluar, pa orientime të mirëfillta, pa kujdes të merituar dhe të mjaftueshëm nga shteti, pa edukim të mjaftueshëm në aspektin profesional dhe pa kujdes të mjaftueshëm nga shoqëria.

Diaspora e Kosovës ka një nivel më të lartë të fuqisë blerëse, është më kërkuese. Në Shqipëri, është problemi se nuk është ndërtuar sa duhet kultura turistike. Ajo duhet ndërtuar përmes sistemit të edukimit, tryezave, mediave. Mikpritja në Kosovë është në një nivel më të lartë se Shqipëria.”, tha Zeka. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!