Kandidat për kryetar të PDK-së? Reagon Gent Cakaj

schedule21:20 - 22 Qershor, 2021

schedule 21:20 - 22 Qershor, 2021

Ish-ministri i Jashtëm Gent Cakaj i cili përflitej si një kandidat i mundshëm për kreun e PDK-së në Kosovë, ka mohuar zërat me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Cakaj shprehet se nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike dhe është tërhequr nga jeta publike deri në një vendim tjetër.

“Një sqarim i vogël:  E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë,

unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht! Ju uroj çdo të mirë në ndërkohë e mirëmbeteshi ,  Genti”, shkruan Cakaj. m.v/abcnews.al