Pothuajse 20 vjet pasi u shfaq për herë të parë në ekranin e madh në “Fast & Furious”, Toyota Supra e drejtuar nga Paul Walker është shitur për 550 mijë dollarë. Makina, e ndërtuar nga legjendari Eddie Paul u shit në një ankand në Las Vegas gjatë fundjavës.
Makina sportive u ndërtua në El Segundo në Kaliforni për filmin e parë dhe u modifikua sërish për në vazhdim. Makina tashmë mban rekordin për Supra-n më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë. Walker luajti në gjashtë filmat e parë para se të ndërronte jetë në moshën 40 vjeçare në një aksident në nëntor 2013./abcnews.al