Kurti takohet nesër me Macron në Paris, zbulohen tema kryesore e diskutimit

schedule08:00 - 22 Qershor, 2021

schedule 08:00 - 22 Qershor, 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të mërkurën e 23 qershorit do të  udhëtojë drejt Francës, ku do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se tema kryesore e këtij takimi do të jetë ajo e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, kryeministri Kurti, do të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave. Ftesën për takimin e së mërkurës, presidenti Macron, ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!