Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme kullotat e fshatit Karjan në Lunxhëri të Gjirokastrës.
Zjarri ka përpirë kullotat poshtë fshatit duke dëmtuar zonën që shërben për bagëtitë në këtë zonë. Deri më tani mësohet të jenë djegur 1 hektarë kullotë.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Burime bëjnë me dije për ABC se dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Policia ka identifikuar dy persona dhe po punon për kapjen e tyre. m.v/abcnews.al