“Më tregonte para kohe fundin e librit”, shkencëtari sulmon me thikë kolegun

schedule13:55 - 2 Nëntor, 2018

schedule 13:55 - 2 Nëntor, 2018

Një shkencëtar rus 55 vjeç ka sulmuar me thikë kolegun e tij në Antarktidë. Para policisë ai rrëfeu se nuk duronte dot më faktin që kolegu i tregonte se si përfundonin librat para se ai t’i lexonte.

Një ngjarje e pazakontë nga Antarktida. Shkencëtari rus Oleg Beloguzov, 52 vjeç, i tregonte vazhdimisht kolegut të tij 55-vjeçar Sergej Savitski, se si përfundonin librat me mistere që ai lexonte. Kjo vazhdoi deri sa një ditë e zemëroi kaq shumë sa 55-vjeçari e qëlloi me thikë në kraharor.

Ngjarja ka ndodhur në 9 Tetor në një zonë shumë të izoluar. Savitski për të kaluar kohën lexonte gjithnjë libra me mistere, por kolegu i tij gjithnjë i prishte surprizën finale. Pas disa grindjesh 55-vjeçari vendosi ta qëllonte me thikë e tashmë kolegu i tij ndodhet në terapi intensive. Sipas hetuesve ngjarja ka ndodhur dhe përdorimi i alkoolit dhe faktit që të dy jetonin në një zonë të shkretë.

Të dy cilësohen si shkencëtarë profesionistë që kanë punuar gjatë në këtë rajon për institutin e kërkimeve në Antarktidë. Tashmë Savitski akuzohet për vrasje në tentativë. Para hetuesve ai pranoi se e kishte qëlluar kolegun me thikë pasi nuk duronte dot më, por nuk dëshironte ta vriste./abcnews.al