Rusia po inspekton furrat e bukës për të kontrolluar përshtatshmërinë e veprimit të tyre në rast të ndonjë lufte. Banorët e qytetit Taganrog, janë shprehur të habitur dhe të frikësuar nga këto kontrolle.
Në Taganrog, një qytet port në Rusinë e Evropës Jugore, administrata lokale dërgoi inspektorë në një furrë të vogël lokale për të verifikuar përshtatshmërinë e tyre për të vepruar në rast të shpërthimit të një lufte. Bukëpjekësve u dërguan një letër zyrtare duke shpjeguar kriteret për verifikim: kapaciteti prodhues gjatë luftës, disponueshmëria e personelit dhe prania e certifikimit për përjashtimin e personelit nga shërbimi aktiv në vijën e frontit.
Kontrollet e tilla zakonisht kryhen nga zyra e mobilizimit në rrethet ushtarake, por kanë të bëjnë vetëm me kompanitë publike të industrisë së luftës ose me kompanitë e mëdha që punojnë në kontratat shtetërore. Ndërkohë, dyqanet e furrave të bukës në këtë qytet janë shprehur të habitur me këto verifikime. Gjithashtu nga ana tjetër ka ngjallur frikë tek banorët, për shkak se kontrollohet bëhen për të verifikuar përshtatshmërin e veprimit në rast lufte, gjë që i bën të mendojnë se vendi mund të përfshihet shpejt nga ndonjë e tillë./abcnews.al