Princi Charles e ka bërë të qartë se nipi i tij dy vjeçar – djali i Meghan Markle dhe Harry, Archie nuk do të jetë kurrë një princ. Charles, i cili është në radhë për të qenë mbreti i ardhshëm britanik, është i vendosur të kufizojë numrin e mbretërve kryesorë, sipas Daily Mail.
Charles i ka vënë në dijeni mbretërorët për planin e tij pasi beson se publiku nuk dëshiron të paguajë një monarki në rritje. Thuhet se ai ka vënë në dijeni dukën dhe dukeshën e Sussex-it se do të ndryshojë dokumentet ligjore për t’u siguruar që Archie nuk do të marrë titullin mbretëror.
“Harry dhe Meghan iu është thënë se Archie nuk do të jetë Princ, edhe kur Charles të bëhet mbret.”, tha një burim. Lëvizja e tij ka trazuar sërish ujërat mes Harry-t dhe Meghanit me Familjen Mbretërore. Një burim pranë Sussex-es më parë konfirmoi se çifti kishte pritur që Archie të quhej Princ kur Charles të merrte fronin. /abcnews.al