Vuçiç: Nuk jam armik i shqiptarëve

schedule08:09 - 2 Nëntor, 2018

schedule 08:09 - 2 Nëntor, 2018

Presidenti serb Vuçiç ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të kryetarit të parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, sipas të cilit Kosova ka vetëm një armik: Serbinë dhe Vuçiç. Kreu i shtetit serb theksoi se nuk ishte armik i shqiptarëve, por e kuptonte deklaratën e Veselit.

Presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh se nuk është armik i shqiptarëve dhe se i kuptonte deklaratat e kryetarit të parlamentit të Kosovës Kadri Veseli. Ky i fundit u shpreh një ditë më parë se Kosova ka vetëm një armik: Serbinë dhe Vuçiç. Gjatë një interviste në televisionin serb, Vuçiç tha se është në të mirën e shqiptarëve që të kutpjnë se ai nuk është armik i tyre. Por përkundrazi ai është armik i secilit që dëshiron të vrasë dhe persekutojë serbët. Për këtë arsye kreu i shtetit serb tha se i kupton deklaratat e Veselit.

Ai madje premtoi se do të monitorojë dhe jashtë Serbisë të gjithë shqiptarët që kërcënojnë sigurinë e dikujt, pasi prioriteti i tij ishte mbrojtja e serbisë dhe popullit të saj. Sipas Vuçiç, disave do u pëlqente të kishin kundërshtarë që munden lehtësisht dhe për këtë arsye ai ndihej i nderuar nga deklarata e Veselit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!