Konflikti në familjen mbretërore, Charles nuk do t’i japë titullin “Princ” djalit të Meghan dhe Harry-t

schedule21:11 - 20 Qershor, 2021

schedule 21:11 - 20 Qershor, 2021

Marrëdhënia jo e mirë midis Princit Harry dhe gruas së tij, Megan dhe Pallatit Buckingham është e njohur prej kohësh. Ajo që shumë nuk e dinin ishte shkaku që shkaktoi këtë tension.

Intervista e çiftit me gazetaren amerikane Oprah Winfrey tronditi themelet e Pallatit dhe i vendosi ato në një pozitë të vështirë pasi madje kishte akuza për racizëm ndaj Archie-t të vogël, djalit të parë të Princit Harry dhe Megan Markle.

Shtypi britanik zbulon se një nga arsyet kryesore për “luftën e ftohtë” mbretërore është vendimi i Princit Charles dhe trashëgimtarit të fronit për të shkurtuar rrethin mbretëror dhe për të privuar titullin e “princit” nipit të tij, Archie.

Sipas protokollit, nipërit dhe mbesat e monarkut sapo ai ngjitet në fron marrin titullin princ-princeshë. Sidoqoftë, Charles duket se dëshiron të zvogëlojë “rrethin mbretëror” sepse, siç pretendon ai, qytetarët britanikë janë lodhur duke parë një varg të gjatë pasardhësish të mundshëm që gëzojnë privilegjet e titullit të tyre.

Ky informacion duket se ka qenë shkaku i debatit të nxehtë në marrëdhëniet e Harry-Megan me familjen mbretërore. Në fakt, çifti kishte refuzuar titullin Lord pasi besuan se kur babai i Harry, Charles, të ngjitet në fron, ai do të bëhej princ. Është vërejtur se i vetmi “përfitues” për titullin princëror është George, djali i madh i William dhe Kate dhe një pasardhës i mundshëm.

Por dy fëmijët e tjerë të çiftit morën tituj princërorë si një “dhuratë” nga Mbretëresha Elizabeth. g.v/abcnews.al