E kishte kërkuar gjithë jetën, babait i bie të fikët në mes të emisionit kur takon vajzën pas 38 vitesh

schedule18:13 - 20 Qershor, 2021

schedule 18:13 - 20 Qershor, 2021

E kishte kërkuar gjithë jetën, babait i bie të fikët në mes të emisionit kur takon vajzën pas 38 vitesh

Maria Pia Malteze e cila kur ishte fëmijë quhej Afërdita ka rrëfyer fëmijërinë e saj që ka kaluar në jetimore tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare. Pasi u braktis nga prindërit vetëm 8 muajsh ajo ka vuajtur në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, nuk lahej kurrë, kishte morra dhe nuk ushqehej. Madje shpesh here ajo dhunoheshe nga edukatoret. Por kur ishte në moshën 8 vjeç ajo u birësua nga një familje italiane dhe aty ndryshoi jeta e saj përfundimisht.

Maria: Mbaj mend gjithashtu në 1991 ndoshta, në ditën më të bukur për mua, Zoti deshi të më jepte një jetë të dytë. Në Tiranë erdhën dy italianë për të birësuar një fëmijë. Për herë të parë edukatoret më lanë, më bënë banjo. Këta dy italianët po na shikonin ne fëmijëve në rresht, nuk e di se çfarë më tërhoqi tek ata dhe shkova unë t’i përqafoja dhe jo ata mua. Babai im u shtang dhe i tha nënës time unë e dua këtë vogëlushe. Nëna ime i tha që jo është e sëmurë, e ka gojën e shtrembër, këmbët e shtrembra dhe babai im i thotë o atë o asnjë. Më zgjodhën mua, isha shumë e lumtur më ndërruan rrobat, vesha rroba të reja.

Maria tregoi se ishte shumë e mërzitur për fëmijët e tjera, madje ka bërë dhe një marrëzi. Një vajzë që e kishte shumë shoqe e ka futur në bagazhin e makinës së prindërve italianë për ta marrë me vete. Ajo filloi të qante sepse mungonte ajri në bagazh, kështu prindërit e kuptuan dhe e çuan sërish në jetimore.

Jeta e saj pas vajtjes në Itali ndryshoi rrënjësisht dhe shprehet se është gjallë falë prindërve të saj birësues dhe se do jepte dhe jetën për ta.

Moderatori Ardit Gjebrea i rrëfen historinë e prindërve të saj biologjikë dhe e përlot. Ajo u shpreh se mendonte që prindërit i kishte të vdekur dhe ishte fëmijë i vetëm dhe jo të kishte motra dhe vëlla tjetër. Kur i pyet nga Arditi nëse është gati t’i shohë dhe takojë, Maria ngurroi në fillim, u shpreh se kishte frikë, por më pas pranoi.

Maria u shpreh se vëllai dhe motra nuk kishin faj dhe pse ndjen shumë mllef. Gjebrea ia shpjegon se e kanë kërkuar gjithë jetën dhe nuk kanë hequr dorë kurrë nga ajo. 38-vjeçarja pranon që t’i takojë, babai vrapon për ta takuar dhe gjatë përqafimit atij i bie të fiktë nga emocionet, por më pas e merr veten./Tv Klan

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!