COVID-19/ Asnjë humbje jete, mijëra testime dhe 4 raste të reja në 24 orët e fundit

schedule16:46 - 19 Qershor, 2021

schedule 16:46 - 19 Qershor, 2021

Për të katërtën ditë radhazi në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në 2771 testime të kryera.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë kanë rezultuar pozitivë vetëm 4 persona, përkundër 3 që ishin një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,910 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2771 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Vau i Dejës

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,910 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 4
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2771

Testime totale 774,257
Raste pozitive 132,488
Raste të shëruara 129,910
Raste Aktive 124
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 42
Tiranë 35
Durrës 12
Berat 10
Lezhë 8
Elbasan 5
Gjirokastër 4
Dibër 3
Korçë 2
Kukës 2
Fier 1

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!