India ka të ngjarë të preket nga një valë e tretë e koronavirusit. Sipas ekspertëve pavarësisht masave të marra, pandemia do të mbetet një kërcënim shëndetësor të paktën për një vit.
Sipas një sondazhi midis 3-17 qershorit me 40 specialistë të kujdesit shëndetësor, mjekë, shkencëtarë, virologë, epidemiologë dhe profesorë nga e gjithë bota , rritja e vaksinimeve ka të ngjarë të parandalojë shpërthimin e ri.
Mbi 85% e të anketuarve, ose 21 nga 24, thanë që India mund të preket nga një valë tjetër në tetor, ndërsa ekspertë të tjerë mendojnë se India do të preket nga një valë e tretë gusht ose shtator.
Disa të tjerë, mendojnë midis nëntorit dhe shkurtit, raporton abcnews.al
Deri më tani, India ka vaksinuar plotësisht rreth 5% të 950 milion popullsisë së saj. Ndërsa një shumicë e ekspertëve të kujdesit shëndetësor parashikuan që vaksinimi do të rritet në mënyrë të konsiderueshme këtë vit, por ata paralajmëruan kundër lehtësimit të masave, siç kanë bërë disa shtete.
Kur ata u pyetën nëse fëmijët dhe personat nën 18 vjeç do të ishin më të rrezikuar nga një valë e tretë gati dy të tretat e ekspertëve, ose 26 nga 40, thanë po. Ekspertët paralajmërojnë se situata mund të bëhet e rëndë.
“Nëse rritet numri i fëmijëve të infektuar dhe ne nuk jemi të përgatitur, nuk mund të bëhet asgjë në minutën e fundit,” tha Dr Devi Shetty, një kardiolog në Narayana Health dhe një këshilltar i qeverisë së Karnataka
Por 14 ekspertë thanë se fëmijët nuk ishin të rrezikuar. Në fillim të kësaj jave, një zyrtar i lartë i ministrisë së shëndetësisë tha se fëmijët ishin të më të rrezikuar ndaj infeksioneve, por nuk zhvillojnë simptoma të rënda.
Ndërsa 25 nga 38 të anketuarit thanë se variantet e ardhshme të koronavirusit nuk do t’i bëjnë vaksinat ekzistuese joefektive, në përgjigje të një pyetjeje të veçantë, 30 nga 41 ekspertë thanë se koronavirusi do të mbetet një kërcënim i shëndetit publik në Indi për të paktën një vit./abcnews.al