Ç’duhet të konsumojnë personat vegjetarianë dhe veganë? Albana Daka tregon regjimin javor

schedule10:55 - 18 Qershor, 2021

schedule 10:55 - 18 Qershor, 2021

Mjekja nutricioniste Albana Daka ndau disa këshilla në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për personat që ndjekin një regjim vegjetarian dhe për ata që ndjekin një regjim vegan.

Daka u shpreh për moderatorin Alban Musa se parimi kryesor i këtyre regjimeve është se 90% e zënë drithërat, duke përfituar personat që dikur kanë abuzuar me ushqimin.

Sipas mjekes, këto regjime duhet të jenë shumë mirë të kontrolluara se kanë shumë efekte anësore kur abuzohen.

“Padyshim për periudhat e shkurta regjimet vegane janë të shëndetshme sidomos kur personat kanë abuzuar prej kohësh me ushqimet siç janë sheqernat. Parimi është se 90% e regjimit e zënë drithërat dhe duhet të jenë regjime shumë mirë të kontrolluara se kanë shumë efekte anësore kur abuzohen. Por për të parë nëse janë mirë personat veganë dhe vegjetarianë duhet të bëjnë analiza herë pas herë. Prandaj regjimi duhet të jetë shumë mirë i orientuar në drithërat, produktet bimore dhe proteinat që duhet të bëjnë pjesë.

Por nuk kemi akoma një prerje nëse regjimet vegjetarine apo vegane duhen mbajtur për shumë kohë, pra afatgjata. Edhe personat që kanë abuzuar me ushqimin, kthimi në vegjetarian apo vegan për disa muaj i monitoruar nga mjeku jep benefite të mëdhaja, por pastaj për t’u rikthyer në dietën tonë mesdhetare të ekuilibruar dhe të shëndetshme. Nëse ne kemi një regjim jokorrekt, bëjmë disa muaj vegjetarian dhe kthehemi atje ku ishim padyshim do të kemi problematika”.

Më tej, Daka u shpreh se në krahasim me të dy regjimet rekomandon më shumë atë vegjetarian, por një person që do të ndjeki regjimin vegan duhet të konsultohet me mjekun apo nustricionistin.

“Unë ju thash si regjimi vegan dhe vegjetarian, po qenë të monitoruar mirë, me porcionet dhe sasitë e elementëve që ne marrim, yndynave, proteinave apo karbohidratet që ne do të marrim, padyshim që do të jap problematika në organizëm, prandaj jo të gjithë personat mund ta bëjnë. Një person që nuk është i mirëinformuar duhet të bëjë një ‘folloë up’ të këtij regjimi, padyshim nën konsulencën mjekësore të një mjeku apo nustricionisti, nëse ka bindjen që do të ndjeki një regjim vegan. Nga këndvështrimi im edhe shëndetësor, ne kryesisht në këta persona rekomandojmë regjime vegjetariane jo vegane. Por ka persona që për arsye regjilioze apo të të drejtave të kafshëve janë të fokusuar te regjimi vegan. Absolutisht nuk duhet t’ja presim me thikë dhe ti themi që është i demshëm, por duhet të jetë i mirëmonitoruar dhe i mirëbalancuar në sasitë e atyre që ne i themi makroelementë që marrim proteinat, yndyrnat apo karbohidrate që regjimi vegan jo gjithmonë i ka pjesë”.

Më poshtë do të gjeni një regjim ushqimor se si duhet të ushqehet një person në bazë të regjimit ushqimor vegjetarin dhe vegan:

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!