Thuajini lamtumirë rrathëve të zinj duke ndjekur këto këshilla

schedule19:02 - 17 Qershor, 2021

schedule 19:02 - 17 Qershor, 2021

Rrathët e zinj poshtë syve janë një problem pothuajse për të gjithë. Me kalimin e kohës, lëkura plaket dhe bëhet më e hollë por shumë zakone mund të kontribuojnë në shfaqjen e tyre. Megjithatë, duhet të ndiqni disa këshilla për t’i hequr qafe menjëherë rrathët e zinj.

Menaxhoni alergjitë tuaja

fryrja e hundës

Sezoni i alergjive dhe sytë e fryrë shkojnë dorë për dore. Ilaçet pa recetë që merrni për alergjitë, ftohjet apo infeksionet e sinusit mund t’i thajnë sytë.

Ndërroni pozicionin tuaj të gjumit

grua duke fjetur

Flini anash apo me bark? Graviteti bën që lëngu të mblidhet nën sy, gjë që shpjegon dhe rrathët bezdisës. Mundohuni të flini me shpinë dhe shtoni një jastëk shtesë poshtë kokës.

Hiqni grimin para se të flini

heqja e përbërjes

Ky është gabimi më i madh që bëni. Përdorni një pastrues çdo natë pasi grimi mund të shkaktojë ënjtjen e syve.

Mos e teproni me alkolin

koktej duke pire

Një gotë verë është e mirë, por mos e teproni. Para se të shkoni në shtrat pini një gotë ujë dhe përdorni një krem hidratues rreth syve.

Mbroni sytë nga rrezet UV

krem mbrojtës

Tregohuni të kujdesshëm sidomos në zonën rreth syve. Përdorni krem dielli, mbani syze dhe kapele për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme.

Mos pini duhan

cigare

Pirja e duhanit mund të thajë dhe dobësojë lëkurën. Thuaji jo duhanit dhe ruajeni veten nga sytë e rrudhur dhe të varur.

Trajtojeni zonën rreth syve.

kastravec fytyre

Bëni kompresa të ftohta pasi lehtëson fryrjen. Provoni lugë të ftohtë, feta kastraveci ose bustina çaji.

Mos harroni kremin e syve

Krem për fytyrë

Asnjëherë mos e neglizhoni kremin e syve. Provoni një krem ​​retinoli për sytë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!