Ashtu sikurse raportoi ABC, parlamenti holandez ka votuar pro mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Në një postim në Twitter, Xhaçka shkruan se Shqipëria tashmë i ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
“Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e reformave,” shkruan Xhaçka.
Gazetarja Erisa Zykaj ka raportuar se përveç Holandës edhe dy shtetet të tjera konfirmojnë “po”-në për Shqipërinë. Bëhet fjalë për Danimarkën dhe Spanjën. g.v/abcnews.al