Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

10 raste të reja me Covid asnjë viktimë në 24 orë në Maqedoninë e Veriut

schedule15:18 - 17 Qershor, 2021

schedule 15:18 - 17 Qershor, 2021

Asnjë viktimë nuk është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga Covid. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3 529 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 10 raste të reja.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit kanë fituar betejën me Covid 18 pacientë duke e çuar në 149 708 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 155 593 pacientë mes të cilëve kanë humbur jetën 5 472 persona. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!