Një ndërtesë e lashtë romake është gjetur gjatë gërmimeve në një ish-kinema në qytetin verior italian të Veronas, e cila është përshkruar si një “Pompei në miniaturë”. Zbulimi u bë gjatë gërmimeve në bodrumin e kinemasë Astra, e cila po rinovohet pas 20 vitesh.
Sipas kuratorit të antikave të qytetit, afresket që dolën në dritë i përkasin një ndërtese që daton në shekullin e dytë kur romakët ishin në krye. Në fakt, midis gjetjeve ka shumë mobilje prej druri, të cilat pothuajse janë djegur.
Sidoqoftë, përkundër shkatërrimit të shkaktuar nga flakët, zona përreth mbeti e paprekur dhe ngjyrat mahnitëse të muraleve nuk kanë ndryshuar pas më shumë se 2.000 vjetësh.Gjetjet dhe gjurmët e zjarrit të kujtojnë Pompein, i cili u shkatërrua plotësisht në 79 pas Krishtit. nga një shpërthim i Vezuvit. /abcnews.al