Aloe vera njihet si bima që bën mrekulli për lëkurën. Përshkruhet si “mbretëresha” e bimëve me veti medicinale pasi është përdorur nga njerëzit për shumë vite dhe konsiderohet si një nga përbërësit më të mirë të kozmetikës. 3 përdorimet të aloes që ndoshta nuk i keni ditur.
Redukton celulitin.
Aloe vera shpesh përdoret kundër celulitit. Sigurisht, një masazh me xhelin e saj nuk është i mjaftueshëm dhe duhet të kombinohet me një dietë të ekuilibruar dhe ushtrime fizike.
Kontribuon në shëndetin e flokëve.
Vendosni xhelin e aloe-s në flokët e lagur pasi shërben si një mbrojtje nga tharësja e flokëve. Do të impresionoheni nga rezultati.
Ideale për një masazh relaksues.
Aloe ka veti që relaksojnë muskujt e kokës. Sa herë që laheni, bëni një masazh shumë të mirë në kokë për të hequr qafe menjëherë stresin. /abcnews.al