Ambasadori gjerman takon Dritan Lelin: Gjermania mbështet Shqipërinë në projekte të rëndësishme

schedule18:35 - 16 Qershor, 2021

schedule 18:35 - 16 Qershor, 2021

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf është takuar ditën e sotme me kryetarin e Bashkisë së Vlorës Dritan Leli në kuadër të bashkëpunimit gjermano-shqiptar në Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Ambasada gjermane në Tiranë bën me dije se ata vizituan sot impiantin e vjetër të depozitimit të mbetjeve dhe progresin e bërë në kantierin e ndërtimit të impjanit të ri.

Ambasadori Zingraf u shpreh: “Mbrojtja e mjedisit dhe klimës janë në mbarë botën sfidat kryesore të kohës sonë. Gjermania mbështet Shqipërinë në projekte të rëndësishme, nga të cilat do të përfitojnë në fund të fundit qytetaret dhe qytetarët e saj, por edhe industria e qëndrueshme e turizmit”, u shpreh Zingraf.

Njoftimi i ambasadës

Gjermania mbështet përmes GIZ-së dhe KfË-së Shqipërinë në tranzicionin e saj të gjelbër– gjatë ditës së sotme dhe nesër, Ambasadori Peter Zingraf do të vizitojë projektet e bashkëpunimit gjermano-shqiptar në Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

Në Vlorë, Ambasadori Zingraf së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli, vizituan sot impjantin e vjetër të depozitimit të mbetjeve dhe progresin e bërë në kantierin e ndërtimit të impjanit të ri. Më pas u vijua me Himarën, ku ai dhe Kryetari i Bashkisë, Jorgo Goro, vizituan projektet e përmirësimit të furnizimit me ujë dhe kanalizimit të ujrave të ndotur.

Ambasadori Zingraf u shpreh: “Mbrojtja e mjedisit dhe klimës janë në mbarë botën sfidat kryesore të kohës sonë. Gjermania mbështet Shqipërinë në projekte të rëndësishme, nga të cilat do të përfitojnë në fund të fundit qytetaret dhe qytetarët e saj, por edhe industria e qëndrueshme e turizmit. m.v/abcnews.al