Gjirokastër – Një 61-vjeçar është ndaluar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura.
I ndaluari, V. M., 61 vjeç, banues në Erind, sipas policisë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.
Tashmë ai do të përballet në Gjykatën e Gjirokastrës, me akuzën e “Ngacmimit Seksual”
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”. /abcnews.al/